Kalkulusi është studimi i ndryshimit, në të njëjtën mënyrë që gjeometria është studimi i formës dhe algjebra studimi i operacioneve dhe zbatimi i tyre për zgjidhjen e ekuacioneve.
Ajo ka dy degë kryesore, kalkulusin diferencial dhe atë integral, të cilat janë të lidhura nga Teorema Themelore e Kalkulusit. Kjo lëndë përbën një pjesë të madhe të matematikës së arsimit universitar modern.
Kalkulusi (Latinisht (Calculus): gur, një gur i vogël përdorur për numërim) është një disiplinë në matematikë e përqëndruar në limitet, funksionet, derivatet, integralet, seritë e pafundme, funksionet me disa ndryshore, funksionet vektorialë, maksimumet dhe minimumet e funksioneve në bashkësi të mbyllura, integralet vijëpërkulur dhe integralet sipërfaqsorë, etj.